“Unë i di të gjitha në çdo rast”

Postuar në 09 Tetor, 2018 18:31

Vetë njoftoi lajme të reja për konspiracionin Babale dhe ashtu siç pritej Prokuroria u tregua e gatshme të servirë mediave materiale nga dosja hetimore e Audipërgjimit në ditën që kishte parashikuar kryeministri.

Një koiçidencë flagrante që ekspozoi qeverinë dhe veçanërisht kryeministrin në raport me përdorimin politik të Prokurorisë nga shumica në pushtet.  Mbi audiopërgjimin ka pikëpyetje të mëdha si për autorët ashtu edhe procedurën që ka ndjekur Prokuroria në akuzën ndaj vëllait të ministrit apo ekspertizën që i është bërë zërit të tij. Megjithatë kryeministri e quan konspiracion që synonte rrëzimin e qeverisë së tij, ku sipas tij janë implikuar edhe institucione shtetërore.

Deklarata e tij se gazetarët nuk kanë bërë mirë punën për të demaskuar këtë konspiracion të opozitës apo pretendimi se i di të gjitha nga burime të grupit të autorizuar prej tij vetëm sa arrnojnë ekspozimin që qeveria dhe ai personalisht kanë në raport me Prokurorinë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.