Haradinaj tallet me Thaçin (Video)

Postuar në 08 Tetor, 2018 22:02

 “Ju shpreh ngushëllimet e mia për këtë idenë e territoreve që besoj se ka vdek”. Ky është kapaku Haradinaj i vuri me nota tallëse idesë së Presidentit Thaçi për ndryshim të kufijve mes Serbisë dhe Kosovës.

Thaçi replikoi me një konferencë ku  i quajti deklaratat e Haradinajt si populiste dhe aspak racionale. Përplasja mes dy ish-bashkëluftatarëve të UÇK-së u përshkallëzua ndjeshëm pas idesë së presidentit Thaçi për korrigjimin e kufirit dhe bashkimin e Luginës së Preshëvës më Kosovën. Për Haradinajn, kjo ide ishte thjesht një retorike politike dhe aspak e mundshme. Pak ditë më parë edhe homologu i Thaçit, Aleksandër Vuçic pranoi se plani i tij dhe i Thaçit nuk pinte më ujë pasi ishte rrëzuar nga BE-ja.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.