Drejtesia me syzet e Xhisielës (Video)

Postuar në 08 Tetor, 2018 21:45

Ka një kundërthënie logjike në pretendimet që ka mazhoranca për çështjen e shumëpërfolur të Xhisiela Malokut dhe dyshimeve nëse është kërcënuar ish-oficeri Emiljano Nuhu për të mos arrestuar djalin e deputetit socialist Rahman Rraja. Eksperiza mjeko-ligjore provoi ushtrimin e dhunës në kufijtë e torturës dhe kjo penalizoi 24-vjeçarin që gjithsesi u la në burg vetëm për përndjekje.

Çështja u politizua derisa Xhisiela Maloku tërhoqi dëshminë, duke dalë me variantin se nuk është dhunuar nga djali i deputetit. Përtej dritëhijeve proceduriale që shoqëruan marrjen në pyetje të saj nga ish-oficerët e policisë duket se ka një pikë ku përveç Xhisielës dy krahët politike bien dakord, dhunimin e saj.

Në mbledhjen e grupit parlamentar të kësaj të hëne, Edi Rama tha se djali i deputetit meriton burgun, sipas parashkrimit që ai ka për “horrat” me ose pa uniformë, ndërsa e reja u shfaq me një makinë luksoze dhe syze Guçi duke thënë se ndihet e kërcënuar nga opozita pas shpërthimit të mistershëm në shtëpinë e gjyshit.

Edhe e dhunar nga nje "derr" siç e ka cilësuar kryeministri djalin e deputetit edhe skenar i opozitës, kjo  lidhje kërcet aq më shumë që Xhisiela thotë se ndihet e sigurt vetëm tek njerëzit e Rexhepit dhe jo te policia.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.