Qeveria ul tvsh-në për autobusat e Veliajt (Video)

Postuar në 05 Tetor, 2018 12:25

Minstri i Financave Arben Ahmetaj ka zbardhur ndryshimet që propozohen në paketën fiskale për vitin e ardhshëm. Një nga pikat është edhe ulja e tatimit mbi vlerën e shtuar për autobusat elektrikë që do të fusë në përdorim bashkia e Tiranës.

Lëvizje që mesa duket është nxitur nga vetë Bashkia, e cila ka dalë garant për operatorët që do fusin këto mjete në Shqipëri. Ahmetaj e tha mes rreshtash këtë detaj që çon ujë në interesat e Veliajt, e cili ia ka dalë të imponohet edhe në politikën e taksave.

Ndër të tjerat gjatë prezantimit të paketës fiskale Ahmetaj  konfirmoi rritjen e pragut të tatimit për pagat e larta dhe një sërë ndryshimesh në rrogat e arsimtarëve, infermierëve dhe ushtarakëve që sipas tij do t’i anonçojë vetë kryeministri.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.