Qehajai i legalizimeve, si qytetar pa Qytet

Postuar në 05 Tetor, 2018 23:17

Nuk eshte Firence. Thjesht sikur Durresin t’ua kishim lene ne dore pushtonjesve ta ndertonin…

Kjo fjali që mundet të jetë nesërdej, një ndër të rrallët amanete pavetorë, vargje lëngonjës intelektualësh që rrojtën or vlla rrojtën, por “nuk e panë Zonjë”, është në fakt një status rrjetesh sociale e Artan Lames.

Duhet besuar se z. Lame është shpirt njeriu, që nuk e mëkon djallëzinë në shpirtin e vet, përderisa nuk kujtohet për statusin e vet si drejtor i Agjencisë së legalizon batërdinë urbanistike në Shqipëri, e shkruan për nostalgjinë e vet për historinë e pandodhur të këtij vendi.

Z. Lame nuk i pëlqen të jetë protagonist i një historie reale, ai dëshiron një tjetër histori. Atë kur vetë imagjinon se do të ishte qytetar i një qyteti krejt tjetër nga Durrësi i Vangjush Dakos dhe i Velierës së Edi Ramës. Një Dyrrahium i denjë për emrin e vet që gjëmon shekujve.

Ndoshta sepse si kolonjar që është z. Lame e di shumë mirë se puna e Qehajait që ka marrë përsipër nuk është edhe aq punë e mirë. Tapitë e shkatërrimit që sot ai I firmos pa hesap, apo sepse kështu ja thotë ligja, bëjnë bash të kundërtën e atij projekti që lanë italianët. Z. Lame ëndërron qytetin, por po kontribuon në pamundësimin e tij përfundimtar në Shqipërinë tonë të vogël, duke menduar se e shpëton shpirtin duke shkruar për këto gjëma vangjushiane.

Koleksionisti i gjërave të çmuara e të vjetra të këtij vendi të rrëgjuar, ka firmën e tij në vlagën e pashqitshme që po i lihet atij, e që për fatin më të keq, vajin, elegjinë dhe moralin po ja bëjnë atë që e shkatërruan.

Shaptilografisti 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.