Jeruzalemi i humbur

Postuar në 05 Tetor, 2018 20:33

Gazeta “Haaretz” publikon së fundmi pjesë të koleksionit fotografik të Kolonisë Amerikane në Jeruzalem. Historia e Kolonisë është kuriozitet më vete, njësoj si fati i fotografive në fjalë, që na shfaqin para syve, befasitë e një peizazhi natyror, urbanistik, rustik dhe njerëzor që ngjan si i krijuar për nevoja të artit.

Copëza me ngjyra nga një jetë që përcjell shumë paqe, shumë humanitet në thjeshtësinë e aktiviteteve dhe sidomos në dimensionin a-teknologjik që kaq shumë na mungon në jetën e sotme të automatizuar.

Një varkë peshkatarësh me vela, një kështjellë, Mali i Ullinjve me kreshtë të heshtur, i jep hapësirë syrit, ia vjedh atij imagjinatën dhe të ngacmon atë nostalgji që ndjejmë të gjithë për vendin tonë të origjinës, gjithaq i rrënuar nga i ashtuquajturi zhvillim.

Teksa sheh këto foto merr edhe një shije aq të dashur artistike edhe për një realizim artisitik të papërsëritshëm kinmaetografik: filmin “Lorenci i Arabisë”, një pikturë e lëvizshme që duket sikur ka vjedhur me aq shumë besnikëri një realitet që përndryshe do na dukej ose i idealizuar, ose artificial. Jo, fotografitë e paraqesin këtë rajon të magjishëm me të gjithë unikalitetin e tij.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.