Konfirmohet gjobvënia e tatimorit te PS

Postuar në 04 Tetor, 2018 12:58

Policia konfirmoi me anë të një njoftimi arrestimin e dy personave, mes të cilëve Artan Krojit, kryetari i Partisë Socialiste në njësinë Nr. 3 në Tiranë.  Ai akuzohet për korrupsion pasiv dhe shpërdorim detyre.

Në njoftim thuhet se inspektorët tatimorë, mes të cilëve edhe Kroi “në bashkëpunim me njëritjetrin, duke shpërdoruar detyrën, kërkonin dhe u merrnin ryshfet bizneseve gjatë inspektimit të tyre, shuma në vlera monetare që shkonin deri në 2 milionë lekë të vjetër për çdo rast. Pas denoncimit të një biznesi, hetuesit siguruan prova që vërtetojnë shpërdorimin e detyrës nga ana e tyre, pasi rezulton se gjobisnin bizneset gjatë kohës që kryenin inspektimin e tyre”

Rasti u denoncua nga Partia Demokratike si ngjarje që policia e mbajti të fshehtë për shkak të lidhjeve të Kroit me deputetetn Klodilda Bushka. Kjo e fundit doli më pas me deklaratën e mësipërme ku konfirmoi implikimin e zyrtarit socialist të tatimeve në gjobvënie.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.