“Ka institucione të arsimit privat që janë ngritur me para të pista“

Postuar në 03 Tetor, 2018 13:24

Asnjë prej reformave në arsim që janë ndërmarrë vitet e fundit nuk është çuar deri në fund. Rotacioni politik e ka ndërprerë secilën prej tyre ose i ka zeruar për të propozuar një tjetër. Kjo sipas ish-drejtueses së Arsimit për Tiranën, Majlinda Keta, ka çuar në kaos dhe mosfunksionim siç duhet të institucioneve arsimore.

Gjatë një interviste në studion e Tema TV, pedagogia e Shkencave Sociale në Universitetin e Tiranës u shpreh se krahas liberalizimit të tregut të arsimit, që u ka hapur rrugë institucioneve private, shteti duhet të kishte mbështetur me politika të posaçme arsimin publik.

Duhet të kishte politika mbështetëse për arsimin publik. Duhet të kishte shërbime si ushqimi, apo kujdesi për fëmijët e prindërve që punojnë me orare të zgjatura. Asnjë nga reformat e shkruara në letër nuk është çuar në fund, sepse rotacionet politike i zerojnë sapo bëhen. Përndryshe sot këtu do të flisnim nëse kanë qenë efektive”, tha ajo.

Keta solli rastin e shkollës “Kosova”, e cila hapi dyert më 17 shtator, por pavarësisht se ndërtesa është e re, aty zhvillojnë procesin mësimor nxënësit e dy shkollave.  

“Ne mund të kemi një shkollë të sapondërtuar shumë mirë, me infastrukturë. Shkolla “Kosova” është futur në vitin e parë të përdorimit në një sforcim të përdorimit të infrastrukturës, sepse janë dy shkolla që zhvillojnë mësim aty bashkë. Njëra rikonstruktohet. Ne jemi akoma një shoqëri që nuk kemi mbyllur ciklin e rikonstruksionit të shkollave. Ne akoma diskutojmë infrastrukturë fizike, ndërsa bota përqendrohet për reformimin te aspekti përmbajtësor”, tha ajo. 

Duke analizuar  zgjerimin e tregut të institucioneve arsimore, ish-drejtuesja e Drejtorisë Arsimore të Tiranës thotë se rritja e numrit të shkollave nuk garanton arsimim më cilësor.

Të gjitha gjërat mund t’i diskutojnë shqiptarët në jetë. Por një gjë që shqiptarët vënë gjithmonë mbi gjithçka është shkollimi i fëmijëve. Kjo dëshirë e prindërve duhet të mirëmenaxhohet nga qeverisjet. Kjo nuk do të thotë se shumimi i shkollave private na siguron për cilësi më të mirë të arsimit. Ndonëse është një qeveri e majtë, liberalizimin e tregut të arsimit vazhdon ta ketë pa kufi dhe pa dyer

Në këtë pikë, Keta u ndal te investimi i parave të pista për ngritjen e institucioneve të arsimit privat.

“Çdo fenomen i lidhur me fenomene shumë kritike të jetës politike dhe ekonomike apo shoqërore, siç është pastrimi i parave të pista, paraja e ardhur nga hashashi, paraja e ardhur nga trafiqe të errëta dhe gri si trafikimi i qenieve njerëzore, armëve etj. Do të gjendet një mënyrë pastrimi”, tha ajo.

Keta thotë se shteti duhet ta mbështesë privation, por njëkohësisht edhe të kontrollojë respektimin e standardeve që ai ofron.

Kjo lloj qeverisje është më tepër e djathtë se e majtë. Tregu liberal për të do të thotë shtim i cilësisë. Sa shkolla janë mbyllur se kanë shkelur standardet? Shteti mbështet me politika suportuese, mundëson privatin, por nuk e lejon privatin në anarshi të prekë standardet. Te ne nuk lëviz njeri. Keni parë drejtor drejtorie të dalë e të thotë se u bë kjo lëvizje, se filan shkollë humbi këto parametra?

u shpreh Keta.  

Ish-drejtoresha e Arsimit për kryeqytetin thekson se aspekti në të cilin duhet të përqendrohet shteti për të garantuar një arsim më cilësor është formimi i vazhdueshëm i stafit pedagogjik.  

“Më imediati është mbështetja për mësuesin dhe krijimi i standardeve për të. Duhet kujdes i shtetit duke nisur nga universitetetet që formojnë mësues deri te politikat mbështetëse të kualifikimit”, tha ajo

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.