Veliaj përgatit manipulimin e zgjedhjeve lokale. Krijohet Rrethi i Babagjyshit

Postuar në 02 Tetor, 2018 15:22

Bashkia e Tiranës ka njoftuar sot krijimin e Rrethit të Babagjyshit. Sipas njoftimit, rrethi është një nismë për të mbledhur dëshirat e fëmijëve të kryeqytetit për Vitin e Ri, si një mënyrë për të pasuruar vizionin e Tiranës së ardhmes. Kryebashkiaku Veliaj është shprehur me këshilltarët e Bashkisë se: 

Nuk ka mënyrë më të mirë për të kuptuar Tiranën që duhet të ndërtojmë sesa ëndrrat dhe dëshirat e fëmijëve

Rrethi do të funksionojë përmes rrjeteve sociale: bashkia do të krijojë një profil në Facebook dhe aty fëmijët do të nisin dëshirat. 

Por pas nismës ka shumë dyshime  dhe kundërshti. Sipas disa të dhënave nga Grupi i Punës, vënia në jetë e saj kërkon që fëmijët të kemë një profil në rrjetet sociale, që praktikisht është profili i prindërve. Për të kapitalizuar sa më shumë mesazhe, Grupi ka menduar që të marrë nga shkollat dhe kopshtet e Tiranës të gjithë numrat e telefonit të prindërve – të cilat disponohen nga mësuesit apo edukatoret me të cilët teknikisht asociohet edhe profili në rrjetet sociale. 

Ideja fillestare ishte që mesazhet të publikoheshin të gjitha në wall e profilit, por Veliaj ka kundërshtuar duke shprehur frikën se mund të ketë dëshira edhe për leje ndërtimi, apo kioska, çka nuk do të ishte serioze. 

Nga ana tjetër ekziston frika se edhe kështu, nisma në fjalë mund të zbulojë qëllimin e vërtetë, që është administrimi i një baze të dhënash dhe kontaktesh që do të shërbejnë për fushatën elektorale. 
Për të shmangur këtë gjë, por edhe për t’i dhënë besueshëmri, Veliaj ka deklaruar se nga data 25 dhjetor deri në datën 31 dhjetor ai do të qëndrojë në sheshin “Skënderbej” i veshur si Babagjyshi që shpërndan dhuaratat e kërkuara nga fëmijët. Bashkia ka ndërmend të nisë një fushatë intensive publicitare për këtë qëllim, ndërkohë që 11 babagjyshë të tjerë do të vendosen në njësitë përkatëse administrative. 

Kur ka qëllime të mira, paratë gjenden

ka thënë Veliaj, duke sqaruar kështu edhe financimin e operacionit. 

Shaptilografisti

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.