Bie plani Thaçi-Vuçiç

Postuar në 02 Tetor, 2018 20:25

Dështimin e planit për ndryshimin e kufijve mes Serbisë e Kosovës, Aleksandër Vuçiç e pranoi nga Moska ku u takua me Vladimir Putin. Rastësi ose jo prresidenti serb zbuloi para mikut të tij se planin e shkëmbimit të territoreve që ka diskurtuar me homologun Tthaçi e ka rrëzuar Bashkimi Europian.

“Nuk kam asgjë për të thënë për planin që u refuzua nga vendet e Bashkimit Europian, nga shqiptarët dhe serbët. Mendova se ishte një zgjidhje racionale por që askush tjetër nuk e pranoi”-theksoi Vucic.

Vizita e Vuçic në Rusi konfirmoi po ashtu qasjen e Serbisë kundër anëtarësimit në NATO dhe qëndrimin e saj në një status neutral, e baraslarguar nga BE dhe Moska.

“Serbia nuk ka aspirata për të qenë pjesë e NATO-s. Serbia kërkon të mbrojë me vendosmëri neutralitetin e saj. Për këtë arsye po forcojmë ushtrinë për të parandaluar çdo sulm të mundshëm ndaj vendit tonë”-deklaroi Vuçiç.

 Beogradin  rikonfirmon kështu dualitetin në politikën ndërkombëtare dhe për më tepër faktin që  sheh me skepticizëm projektin europian, ashtu siç bëri edhe Maqedonia me referendumin e pak ditëve më parë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.