Të dhj..rë, por krenarë! "Drejtësia vonon, por nuk harron"

Postuar në 30 Shtator, 2018 18:24

Arrestimi i djalit të deputetit duhet të kishte ndodhur që në muajin korrik qëkurse ai u denoncua por dhunë, por të qënit kanakar i pushtetit stepi policinë fillimisht dhe më pas prokurorinë.
Rilindja ka këmbëngulur vazhdimisht se ka një moral tjetër nga ai i qeverisë paraardhëse, por këtë moral e përgënjeshtruan shumë ndodhi duke nisur nga brekët e Shkukriut e kështu me radhë. 
Ironia është se udhëheqja e Rilindjes nuk bën mbrapa edhe pse vijon të diskretitohet për mënyrën si po qeveris vendin, sidomos kur bëhet fjalë për policinë. Suspansat e kryeministrit sa herë i është dashur të japë përgjigje për palaçolleqet e pushtetit janë shoqëruar me shfryrje kundër opozitës dhe mediave. 

Edhe pas arrestimit të djalit të deputetit socialist, i pari dhe i dyti i Partisë nxituan t'i vënë vetes një fytyrë që nuk e kanë dhe një medalje krenarie, për reagimin dhe qëndrimin medemek që po mbajnë edhe kur bëhet fjalë për kanakarët e pushtetit. Edi Rama dhe Taulant Balla folën sot në emër të drejtësisë, duke na thënë se ata i dorëzojnë kanakarët kur u thotë drejtësia 

Edi Rama në një postim në Twitter shkruan se  “Ndryshe nga ata që dje u bënë mburojë e të kërkuarve nga drejtësia duke i hapur luftë prokurorisë dhe sot po ridhunojnë vajzën për politikë, ne mbështesim drejtësinë e barabartë për të gjithë gjithmonë. Inkurajoj prokurorinë të mos ndalet deri në fund”

Ndërsa Taulant Balla i akuzuar se ka qenë në komisariat për të moslejuar arrestimin e djalit të deputetit shprehet. "Ndalimi i djalit të deputetit na ndan qartë edhe njëherë nga ata që kemi përballë!Sepse jo vetem nuk e pengojmë prokurorinë dhe as protestojmë kundër saj, po e mbêshtesim plotësisht". Të paktën të na i kishin kursyer këto komente për të mos diskretituar më tepër pushtetin që dëshmon se Prokuroria vepron me urdhëra politikë. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.