Maqedonia jep sinjalin e parë të lodhjes nga llafazanët e Bruskelit. A do të ketë një reaksion zinxhir?

Postuar në 01 Tetor, 2018 11:54

Referendumi në Maqedoni provoi se sherbeti i integrimit në Europë nuk shijon më si më parë. Edhe spe shumica e atyre që votuan thuhet se ishte pro marrëveshjes së Prespës, pjesëmarrja e ulët në votime dëshmon për koston e madhe të një politike që mori pushtetin me mjete të tilla që kanë kompromentuar legjitimitetin e tij.

Europa e burokratëve dështoi sërish duke bërë një autogol, shija e të cilit nuk do të harrohet për një kohë të gjatë.

Roli i Europës është i keqlexuar dhe i pakonsiderueshëm edhe në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.  Mediat në Serbi po përpiqen të paraqesin një fushë diplomatike me shumë variabla për Serbinë e cila mban përherë në dorë asin e Rusisë. Sputnik referon një deklaratë të zëdhënësit të Kremlinit, Dimitry Peskov, sipas të cilit është ende herët për të folur nëse Rusia do të angazhohet apo jo në krah të Beogradit për çështjen e Kosovës. Peskov u pyet nga Radio Govorit Moskva ndërkohë që takimi mes presidentëve Putin dhe Vuçiç është planifikuar për në 2 tetor.

Indiferenca e Kremlinit, që nuk shpall mbështetje të pakushtëzuar lidhet me kursin e dyfishtë të Beogradit zyrtar që deri më tani ka përputhur axhendën e vet diplomatike me atë të Perëndimit duke shpresuar në një zgjidhje të mirëkuptuar me palën shqiptare, përfaqësues të së cilës ranë dakord për cedime territoriale.

Por mesazhi i Maqedonisë është kuptimplotë. BE-ja dhe zyrtarët e vet me mandat të kufizuar dhe pushtet teorik nuk mundet mesa duket të vënë në zbatim politika të një shkalle të tillë, meqenëse në sfondin e BE-së mungona garancia e një fuqie të vërtetë. Ndaj lodrat me kufij duket se po kalojnë nga diskutimi nën mbikëqyrjen e BE-së drejt skemës tradicionale ku rolin final e kanë aktorë si SHBA, Rusia, e ndoshta në Ballkan edhe Turqia.

Lajmi i mirë i Maqedonisë është se dështimi i projektit apo politikës europiane sjell me vete goditjen e liderëve të korruptuar dhe kukulla që rrisin pushtetin personal në këmbim të stabiliokracisë. Dhe po rrënojnë ekonominë e rajonit.

Lajmi I keq është se rajoni ka humbur gradualisht sistemin e referimit dhe nuk është çudi që me injorancën e vet historike të riorientohet drejt shijeve të veta për dhunë dhe luftë, përherë duke u përdorur si mish për top nga të tjerë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.