Tani e tutje vetëm zbatim i ligjit. Arrestohet vëllai i moderatores Alketa Vejsiu

Postuar në 30 Shtator, 2018 22:24

Policia e Shtetit ka bërë të ditur sot se ka arrestuar Endrit Vejsiun, 29 vjeç,  në makinën e të cilit janë gjetur 4 lëndë plasëse me telekomandë dhe 3 kg lëndë e dyshuar si kanabis sativa.

Mediat raportojnë se Endrit Vejsiu, i ndaluar në rrugën Milot – Lezhë, është vëllai i moderators së njohur të Tv Klan, Alketa Vejsiu, e cila dihet se ka edhe një miqësi familajre të afërt me kryeministrin Edi Rama dhe bashkëshorten e tij, Linda Rama. Ky ndalim vjen ndërkohë që policia po përflitet për rolin e vet në ngjarjen ku protagonsite është shtetasja Xhiseila Maloku në Fushë Krujë.

Për këtë arsye ndoshta arrestimi është pjesë e kthesës morale që kryeministri ka shpallur pas ngjarjes së Fushë Krujës, duke u distancuar nga çdo ndikim për çështje të sigurisë publike dhe duke kërkuar thjesht zbatimin strikt të ligjit. Zbatim të cilin e ndjek me përpikmëri dhe ndoshta në informim ditor për kryeministrin, ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.