Për cilën gjobë e ka fjalën z. Taulant Balla?

Postuar në 28 Shtator, 2018 01:28

Besojmë se shumëkush e ka ndjekur episodin e radhës të estradës politike ku si aktor kryesor është Taulant Balla. Fabula është e zakonshme: një skandal ku gjendet në mes një deputet që vrapon ta mohojë. Në lojë janë të gjitha: e vërteta, e pavërteta, interesat politikë, intrigat e PS-së kundër Ballës, këtij kandidati imagjinar për ministër të Brendshëm etj.. 

Në gjullurdinë e krijuar tërheq vëmendjen një pasazh nga postimi Iideputetit socialist, njëkohësisht kryetar i Grupit Parlamentar në PS, kundrejt kreut të PD-së, Lulzim Balla, ndaj të cilit ai ka bërë kallëzim: 

E garantoj Lulzim Bashën, gjobaxhiun e rëndomtë të sipërmarrësve, mos guxo të më vendosësh edhe mua gjobë me kusht mospërballjen. Je shumë i dobët për mua Lulzim

Lind pyetja pse Lulzim Basha do t’i vërë gjobë një deputeti si Balla? Dhe lind kjo pyetje nisur nga pasuria e deklaruar e z. Balla. Formulari i vitit 2016-2017 i dorëzuar prej tij në ILDKPI trajton shifra të tilla si qameti 17 mijë euro. Si mund të vësh gjobë ndaj dikujt që ka këtë pasuri? Pse z. Balla mendon se po i vënë gjobë? 

Edhe më shumë merr vlerë kjo pyetje nisur nga fakti se z. Basha është përfitues i një pjese të mirë të 13 milionë eurove të pallatit të Vlorës. Pra në mos ai direkt, të afërm të tij. Kështu na kanë thënë të paktën dhe ne këlltup e kemi ngrënë. 

z. Balla nuk ka zyrtarisht statusin pasuror për t’u gjobitur. Ai është një i mandatuar i popullit që është aty për rrogën dhe për popullin. Z. Balla thotë madje se është shumë i fortë ndaj Basha s’ka shanse t’i vërë gjobën. Si ta kuptojmë këtë? Ndoshta e ka fjalën për forcën që të jep të qenit parimor dhe i drejtë? Patjetër dhe ajo qëndron bashkë me faktin se pas Ballës është një parti e tërë. 

Por gjoba prapë mbetet e pashpjeguar. Atë mund ta shpjegojë vetëm Toyota Yaris, por kjo është një çështje që u quajt Babale iks dhe s’kemi si ta marrim seriozisht. Thjesht duhet të pranojmë se Basha qenka ulur shumë: rrezik i vë Ballës gjobë edhe dietat e Komitetit të Stabilizimit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.