Z. Basha mos harro mediat!

Postuar në 25 Shtator, 2018 23:59

Lulzim Basha ka propozuar një platformë kundër kontratave koncesionare korruptive; ai ka publikuar madje një listë me emra konkretë për këtë pretendim dhe premtim të tij.

Ndaj nismës së z. Basha mund të ketë shumë kritika, por ajo në të vërtetë ajo nuk vuan prej tyre. Ajo vuan nga defekti kryesor që është serioziteti i propozuesit. I shohim sesi mediat janë hedhur egërsisht në veprim për të gjetur kunatin e Bashës si pajtimtar i biznesve të akuzuara, si njeri i njëmijë e një fijeve dhe si pjesëtar pra I të zezës së biznesit.

Z. Basha e ka në dorë të distancohet nga një gjë e tillë. Kuptohet jo duke luajtur rolin e Enverit me Bahri Omarin, por duke theksuar karakterin përfshirës të platformës. E cila pikëisht pse ka acaruar shumëkënd do të thotë se ka shanse të funksionojë. Por kuptohet, mbi mekanizma të qartë ligjorë.

Z. Basha foli dy ditë më parë për media gjobvënëse. Në këtë kuadër ai e ka për detyrë të naq sqarojë të gjithëve se cilat janë financimet e këtyre mediave që sot orkestrojnë sulmin ndaj platformës së tij. E cila përtej propozuesit të pabesueshëm në të vërtetë përfaqëson një lëvizje koherente politike. Pse?

Sepse ndaj këtyre bizneseve që kanë kapur çdo gjë ka një mllef. Ka një mëri të madhe që lidhet me mënyrën sesi po shpërndahet pasuria, sesi disa njerëz po duan të jenë bejlerët e Shqipërisë përkundrejt të cilëve duhet vetëm të ikësh.

Nuk ka nevojë për revolucion. As z. Basha nuk ka ndërmend një gjë të tillë. Ai është shumë karagjoz sa të besohet se është në politikë për diçka tjetër pos interesit të tij personal dhe të kunatit. Por propozimi që ka dalë nga goja e tij i jep zë një shqetësimi shumë të madh që ka polarizuar shoqërinë dhe ka demotivuar pjesëmarrjen e shumicës së shqiptarëve në ekonomi. Që nuk lejon krijimin e tregut dhe që vulos klimën e korporatizmit politiko-financiar.

Ndaj përtej karagjozit me emrin Lulzim, kemi një dritare që është shumë e rëndësishme për të orientuar të ardhmen e vendit. Z. Basham und ta nisë i qetë ditën e nesërme duke na thënë fiancuesit e mediave, borxhet e tyre, problemet që kanë. Do të bënte një shërbim shumë të madh. Kunati dhe paratë e tij? Të mos ketë frikë. Ai është i zoti dhe ne si ResPublica kemi më shumë sesa bindjen se di të gjejë avokatë ndër më të mirët- edhe pse shumë të shtrenjtë – për të mbrojtur pasurinë e tij ndaj aplikimit të platformës antimafia nesër.

Sigurisht. Nëse do të aplikohet qoftë  edhe parathënia e saj. E cila ka shqetësuar.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.