Qeveria shpalos rezoluta, ATP pret Strasburgun

Postuar në 25 Shtator, 2018 17:21

Teksa qeveria përcolli me shumë entusiazëm një rezolutë të Komitetit të Minsitrave të Këshillit të Europës për çështjen e kompesimit financiar dhe fizik të pronave me një formulë që u ndryshua disa herë dhe që uli vlerën e dëmshpërblimit, Agjencia e Trajtimit të Pronave duket më e përmbajtur.

Jonida Baçi, drejtore e Përgjithshme e e këtij institucioni tha në një intervistë për televizionin "Klan" se Shqipëria është ende në pritje të vendimit që do të marrë Gjykata Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut për çështjet e ankimuara me ligjin e ri 133 të vitit 2015. Ky vendim do të tregojë nëse ligji është apo jo funksional.

“Çdo vendimi i Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut është totalisht i pavarur nga çdo rezolutë apo vendim politik i dhënë dhe është i zbatueshëm nga shteti shqiptar në këtë rast kurdo që të vijë ky vendim”- shprehet baçi për Tv Klan.

Edhe përfaqësues të Shoqatës “Pronësi e Drejtësi” thanë se çertifikimi që Komiteti i Ministrave të Këshillit të Europës i bëri planit të qeverisë për kompesimin e pronarëve nuk duhet parë si fitore, pasi për ndryshimet në ligjin 133 pritet të shprehet Strasburgu.

Deri tani Agjencia e Trajtimit të Pronave ka vlerësuar 15 mijë vendime të cilat kanë një faturë me vlerë 750 milion dollarë, por vlera financiare përfundimtare që do të paguajë buxheti ndaj ish-pronarëve do të dalë pas të shqyrtohen dhe 7 mijë vendime të mbetura.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.