Mr Bean në rolin e një agjenti komik

Postuar në 24 Shtator, 2018 14:02

Një komedi që satirizon llojin e agjentëve si James Bond i është besuar aktorit Roëan Atkinson i njohur ndryshe si Mr. Bean. Ai luan rolin e Johny English, agjentit me gafat më të madhe në historinë e shërbimit sekret britanik  MI6, i cili megjithatë gjen gjithmonë një mënyrë për të rrëshqitur nga kurthet duke i kthyer gabimet në avantazhin e tij.

Ndryshe nga "Mr. Been", rol që e bëri të njohur Atkinson në mbarë botën, filmi “Johnny English strikes again” bazohet në një skenar të integruar, me plot situata komike që mund t’ju rrëzojnë në tokë nga të qeshurat.

Skena më e bukur e filmit është kur agjentit i duhet të shpëtojë botën nga një keqbërës, i cili dëshiron të mbyllë internetin. Pasi vendos një  maskë virtuale në "fytyrë" agjenti gjuan kamarierët me bukë organike, ngacmon gjyshet në karrige me rrota dhe hedh turistët nga autobusët. Këto janë disa nga skenat e filmit ku luan edhe Emma Thompson dhe Olga Kourilenko.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.