"Çuditërisht" jashtë listës

Postuar në 24 Shtator, 2018 19:25

Sot Lulzim Basha prezantoi episodin e tij origjinal të fabulës së vjetër, të vitit 2004, të z. Sali Berisha, titulluar: Me Duar të Pastra.

Z. Basha e ka kapur mirë problemin. Kjo qeveri duhet sulmuar te konçesionet që po jep, të cilat nuk bartin vetëm problemin e transparencës dhe klientelizmit dhe korrupsionit. Ato në fakt, në shumicën e tyre krijojnë situate bllokimi në disa sektorë të tregut për disa dekada. Ky është një objektiv që z. Basha e ka kapur në sinkron me humorin e shoqërisë. Ai madje ka propozuar edhe fuqin ë prapavepruese të ligjeve antimafia, duke nënkuptuar hetimi dhe zhbërja e kontratave nuk ka kufi kohor. Nga ana tjetër, vendosja e emrave konkretë të atyre që I quan oligarkë, krijon efektin e besimit që sot mungon tërësisht.

Por nëse hedhim një sy listës së z. Basha, vihet re se aty shkëlqen me mungesën e vet S(Z)amir Mane, shpallur disa herë si njeriu më i pasur i Shqipërisë. Z. Mane ka përfituar disa konçesione, atij qeveria e z. Rama i shtyu me 10 vjet afatin e një konçesioni për minierat; z. Mane ka përfituar nga ligji për investimet strategjike, ndërkohë që kreu i Komisionit Parlamentar të Ekonomisë, Erjon Braçe ka deklaruar se investimet e tij nuk kanë asgjë strategjike. Mundet të jetë rastësi, mundet edhe që z. Mane të ketë kopsitur letrat dhe puthitur interesin e tij me atë të nënës sonë të dashur Shqipëri. Ky do të ishte një rast fatlum, sikurse është fatlume Shqipëria jonë e dashur që ka për kryetar opozite dikë që nuk e ngatërron kashtën me egjrën, e që nuk ngatërron të thatin me të njomin.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.