Një çertifikatë e diskutueshme për pronat

Postuar në 23 Shtator, 2018 18:35

Qeveria thotë se ka marrë miratimin e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës për formulën e kompesimit të pronave. 

Teksa komentoi këtë vendim, Ministria e Drejtësisë thekosi në një reagim se Shqipëria nuk do të jetë më nën mbikqyrjen e Këshillit të Europës për këtë çështje, pasi ka një mekanizëm efektim për kompesimin e pronave që do të mundësojë përfundimin e procesit brenda një afati 10 vjeçar.

"Në këtë mënyrë zgjidhim përfundimisht pas 25 vjetësh, problemin e madh të kompensimit të pronave, duke patur një formulë kompensimi për pronarët dhe një mekanizëm ligjor efektiv që lejon që pronarët të dëmshpërblehen, mekanizëm të pranuar dhe të çertifikuar tashmë dhe me këtë vendim të Komitetit të Ministrave”-thuhet në njoftimin e Ministrisë së Drejtësisë.

Por përfaqësuesi i shoqatës “Pronësi me drejtësi”, Myrshit Vorpsi thotë se ky vendim nuk duhet konsideruar si fitore e qeverisë, pasi një organizëm politik si Komiteteti KiE nuk mund të dalë mbi vendimet e Gjykatës së Strasburgut. 

“Rezoluta nuk ka thënë që ligji është ok, ligji në thelbin e vetë është i rrëzuar nga Gjykata e Starburgut dhe vendimi që pritet të shpallet deri në fundin e vitit, do i japë përgjigje asaj që qeveria e quan fitore.”-shprehet Vorpsi për Tv Klan.

Sipas Vorpsit, formula e kompesimit penalizon pronarët, pasi ka ulur disa herë demshpërblimin financiar të pronave në raport me vlerën e tregut. Ligji 133 thotë përfaqësuesi i Shoqatës "Pronësi e Drejtësi"  ul me 10 herë vlerën e kompesimit. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.