Arbëreshët, thirrje Tiranës për gjuhën shqipe: Na sillni abetaren në Kalabri

Postuar në 23 Shtator, 2018 17:49

Tradita e dikurshme e mësimit të gjuhës shqipe mes ngulimeve arbëreshe të Jugut të Italisë po mpaket dita- ditës dhe numri i atyre që mësojnë shqip, po vjen duke u zvogëluar. Në një bisedë para kamerës së “TemA TV”, albanologu arbëresh Matteo Mandala ngre alarmin për mirëmbajtjen e gjuhës shqipe në këto troje, gjë, të cilën e lidh së pari me krizën ekonomike, që ka çuar në braktisje të fshatrave arbëreshë në Itali.

Një gjuhë, nëse nuk ka folës, nuk ka mundësi të ekzistojë apo të flitet mirë. Çudia më e madhe është se në vitet ‘70-‘80, duke qenë pinjollët e një tradite të lashtë e të shëndoshë për krijimin e letërsisë, mirëmbajtjen e gjuhës etj., vinin për të na vizituar përfaqësues të pakicave të tjera nga veriu i Italisë. Erdhën për të mësuar sesi ne arritëm të përballonim vështirësisë tona. I mësuan aq mirë, kanë ndërtuar shkolla, akademi, kanë bërë punën e tyre. Ata sot janë në gjendje ekonomike shumë më të mirë se e jona. Ne po rrënohemi, rrezikojmë zhdukjen, ndërsa ata janë në një gjendje shumë më të mirë. Kjo për të thënë se, aty ku vlerësohen gjërat, ka mundësi që të lulëzojnë e e të krijohen edhe kushte ekonomike më të mira", thotë Mandala.

Albanologu i bën thirrje kryeministrit Edi Rama, që t’i thotë dy fjalë homologut italian për të marrë parasysh se ka një pakicë gjuhësore në jugun e Italisë.

Edhe një thirrje i duhet bërë kryeministrit, zotit Edi Rama, që, nëse e sheh të udhës, t’i kujtojë homologut italian, që ka një pakicë gjuhësore në jugun e Italisë, që ka dhënë kontributin e vet

shprehet ai.

Mandala rithekson se gjuha shqipe po humbet mes arbëreshëve në Itali dhe mësimi i saj prej popullatës bëhet i vështirë, pasi nuk arrihet të ketë një organizim institucional për mungesë fondesh.

TemaTV

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.