Partia e Gruevskit moderon qëndrimet për referendumin e 30 shtatorit

Postuar në 21 Shtator, 2018 18:21

Opozita konservatore maqedonase do të votojë ndryshimet kushtetuese që rrjedhin nga një votë pro referendumit për çështjen e emrit. Gazeta greke, “Kathimerini” citon kreun e VMRO-DPMNE, Hristo Mickoski të jetë shprehur se nëse qytetarët maqedonas do të shprehen pro emrit të ri, atëherë kjo parti nuk do të bllokojë procesin e përditësimit kushtetues që rrjedh nga ko votë.

Duke folur për votën e mbështetësve të tij, Miskoski ka qenë evaziv duke u shprehur se “ata do të votojnë sipas ndërgjegjes së tyre”.

Partia jonë është në favor të anëtarësimit në BE dhe NATO, por kundër marrëveshjes së Prespës

shtoi ai.

Gjithësesi, partia që dikur drejtohej nga Gruevski nuk duket se po bën rezistencë shumë të madhe. Mickoski ka arguemntuar se VMRO nuk bëri thirrje për votë kundër për shkak se pyetja që shtrohet në referendum nuk kufizohet te çështja emrit apo te marrëveshja, por implikon edhe anëtarësimin në BE dhe në NATO.

Ky aspekt teknik është me vlerë sepse ai është paralajmëruar edhe nga Hashim Thaçi në Kosovë. Presidenti kosovar ka thënë se në referendumin që mund të mbahet për marrëveshjen me Serbinë që do të shtrohet pyetje që përmban edhe nëse qytetarët janë pro anëtarësimit në BE dhe NATO si dhe bashkimit të Preshevës, ndërkohë që debati zhvillohet për lëshimin territorial nga ana e tij.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.