Hapja e negociatave, e sigurtë për ata që dëgjojnë vetëm deklaratat e Edi Ramës

Postuar në 21 Shtator, 2018 12:18

Agjencia gjermane e lajmeve Deuteche Welle shpërndan sot në faqen e vet një intervistë të gazetarit të saj Bahri Cani me RTK në Kosovë. Aspekti që intereson këtu për ne është vizita e ministrit të Jashtëm gjerman Heiko Maas dhe mesazhi i tij për Tiranën. Cani, një gazetar i vjetër dhe njohës i korridoreve politike në Berlin, shprehet qartë: 

Fillimi i negociatave të anëtarësimit për Shqipërinë nuk ka qenë kurrë i sigurtë. Kështu kanë menduar vetëm ata që kanë dëgjuar vetëm kryeministrin Rama

Një fjali që shpjegon disa tonalitete të reja në qëndrimet e Gjermanisë kah Shqipërisë, ose më mirë qeverisë së z. Rama. Por ajo shpjegon edhe guximin e z. Rama për të ironizuar kancelaren Merkel të cilën po synon ta shkëpusë nga përgjegjësia direkte për çështjet shqiptare të cilat i sheh si probleme të vetat. Edhe dje në intervistën për “Opinion”, kryeministri i Shqipërisë tha se “Merkel është liderja e Europës…unë jam lider i Shqipërisë”. 

Politika e jashtme nuk bëhet dot pa miq dhe ndryshime të këtilla shpjegohen në fakt me orientime të reja interesash që me gjasë janë edhe personale. Cani ka kujtuar edhe përplasjet e kryeministrit shqiptar me disa deputetë të Parlamentit gjerman duke nënvizuar se suksesi i vendit tonë në fakt do të matet kur të merret vendimi se kur do të hapen negociatatat. Dhe ky vendim merret vitin që vjen. Përpara është prova e zgjedhjeve, e reformave dhe sidomos e krimit dhe korrupsionit. Realiteti është i tillë që duhet kuptuar jashtë propagamdës qeveritare.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.