Spanja përgatitet për njohjen diplomatike të Kosovës

Postuar në 20 Shtator, 2018 22:54

Në një artikull të publikuar në portalin e qeverisë spanjolle, moncloa.com(https://www.moncloa.com/espana-reconocimiento-kosovo/) paralajmërohen zhvillime diplomatike që duket se nxisin një marrëveshje mes Serbisë dhe Kosovës, që nga ana e saj kushtëzon zhvillime të tjera në planin ndërkombëtar.

Në zyrën e Ministrit të Çështjeve të Jashtme, Josep Barrel, kanë mbërritur informacione të ndryshme mbi procesin e negociatave të nivelit më të lartë që ka filluar midis Serbisë dhe Kosovës, dhe që do të përfundojë, sipas parashikimeve, me një marrëveshje historike brenda katër ose gjashtë muajve. Nëse do të ketë tym të bardhë në Ballkan, Spanja do të bëjë njohjen diplomatike të Kosovës.

Burimet diplomatike të konsultuara nga MONCLOA.com (faqja zyrtare e kryeministrisë), sinjalizojnë se marrëveshja midis Serbisë dhe ish - provincës shqiptaro - kosovare, në të cilën Beogradi njihte Kosovën si subjekt autonom, do të përmbyllë argumentin se ndarja e këtij territori në shkurt 2018 nuk ishte kryer sipas të drejtës ndërkombëtare.

Në këtë mënyrë, Spanja do të njihte menjëherë Kosovën. Burimet theksojnë se frika kryesore për Spanjën, përveç faktit të mospëlqimit të formulës së shkëmbimit të kufijve midis Serbisë dhe Kosovës, është se shembulli kosovar mund të përdoret nga katalanasit…

thuhet ndër të tjera në shkrim.

Ky është skenari për të cilin në fakt ka folur edhe presidenti Kosovar Hashim Thaçi që është bërë së fundmi protagonist dhe promovues i tezës së shkëmbimit të territoreve. Por marrëveshja në vetvete duket se intereson më shumë në një Europë që ka jo pak dilema.

Evropa nuk është ndërtuar për të krijuar entitete monolite homogjene në aspektin kulturor dhe atë etnik. Ajo është ndërtuar për të ndihmuar të jetojnë së bashku të ndryshmit.  Idea që të ridefinojmë kufijtë nuk ka ngjallur asnjë simpati…Një akord eventual midis Beogradit dhe Prishtinës, do të lehtësonte vendet që që nuk e kanë njohur Kosovën- si  Spanja- për të ndërmarrë një vendim përfundimtar.

´Nuk do të jemi më papistë se Papa ¨u shpreh Borrel.

raporton më tej portali në fjalë.

Spanja është një ndër pesë vendet e BE-së që nuk e njeh ende Kosovën, kryesisht për shkak të specifikave të brendshme që lidhen me Katalonjën.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.