Lulzim Basha paralajmëron sekuestrimin e pronave të Kastratit

Postuar në 20 Shtator, 2018 19:32

Lulzim Basha e ka rritur shumë pazarin. Kur themi pazarin, e kemi fjalën pazarin me enturazhin e Edi Ramës ndaj të cilit sot po preson në harmoni me pakënaqësinë shoqërore ndaj kësaj qeverisjeje. Por z. Basha në vend se të katalizojë pakënaqësinë, shërben si zjarrfikës. Ai ka premtuar sot diçka që pa shpjegime konkrete dhe të qarta, pa një paketë masash ligjore, nuk ka kuptim dhe tingëllon si sharlatanizëm politik. Kreu I opozitës ka premtuar sekuestrimin dhe shpronësimin e kompanive që sipas tij kanë fituar koncesione korruptiv.

Sot do të diskutojmë propozimin e dytë për shpronësimin dhe sekuestrimin e pasurive të kompanive të oligarkëve që kanë lidhur kontrata korruptive tenderash, PPP-je dhe konçesionesh me Edi Ramën dhe lukuninë e tij barbare të hajdutëve

tha Basha nga Vlora.

Kjo masë të kujton dispozitat për sekuestrimin e pasurive të krijuara nga krimi, për të cilat provohet se janë të tilla. Por a ka bazë reale një gjë e tillë, kur shumica e konçesioneve janë miratuar me ligje në Parlament?

Nga ana tjetër, z. Basha nuk na thotë nëse ka ndonjë analizë për kostot e këtij operacioni, që janë jo vetëm në nivel infrastrukturor për hetimin dhe verifikimin e procedurave që pretendohen si korruptive, por edhe për ato të arbitrazhit. Ne kemi një rast shumë të qartë që na bën të kuptojmë mungesën e seriozitetit në këtë propozim: pak muaj më parë nga SHBA doli lajmi se koncesioni I skanimit në dogana po hetohet për procedura korruptive e megjithatë nga PD-ja edhe sot që flasim nuk ka asnjë reagim. Rapiscani mbetet një histori e mundshme korrupsioni e qeverisjes së PD-së, por për të z. Basha nuk flet. Ai amniston një korrupsion për të sulmuar një tjetër. Edhe kështu pa siguriën e rezultateve të prekshme.

Ndërkohë ka të paktën një kontratë konçesionare për të cilën Basha ka folur në vetë të parë se është korruptive. Kjo është kontrata koncesionare për rrugën Durrës – Kukës, fituar nga kompania Kastrati në bashkëpunim me të tjerë. Ja se çfarë tha z. Basha pak ditë më parë:

Ne nuk e njohim atë konçesion dhe do ta anullojmë me ardhjen tonë në pushtet. Do ta hetojmë atë plotësisht dhe ne i bëjmë thirrje qytetarëve që të ngrihen dhe të protestojnë me të gjitha mënyrat…

Të shikojmë këtu se z. Basha që pretendon se ka mbështetur protestat ndaj tarifës së kalimit në këtë rrugë nuk flet për sekuestrim, as shpronësim, por për hetim dhe anullim. Ka patur në të vërtetë një hetim që doli huq për këtë rrugë. Dhe z. Basha e di shumë mirë atë histori. Si do të jetë vallë hetimi i radhës?

Nga ana tjetër, nuk kemi pse të mos pranojmë karakterin evolutiv të qëndrimeve të zotërisë, i cili po tund këmborë të madhe. Pra në tri ditë të ketë ndryshuar qëndrim sat ë ketë ardhur te seksuestrimi. Nëse kjo është e vërtetë, atëherë ky paralajmërim ndikon eventualisht në treg, pasi dihet se konsorciumi që ka marrë me koncesion rrugën po përpiqet të sjellë edhe aksionerë nga SHBA. Si mund të investohen para në kushtet kur ka një paralajmërim  të qartë se do të ketë masa sekuestroje? Kjo sjellje lw tw dyshosh se: ose z. Basha wshtw rrwmbyer nga pasioni I vettingut dhe nuk pwrmbahet nw ato qw thotw, ose ai po bwn lojwn e kundwrshtarwve tw kompanisw “Kastrati” nw treg, ose po vepron si gjobitws politik.

Zallamahia e këtij lloji parathotë se në të vërtetë asgjë nuk do të ndodhë, se koncesionet e z. Rama janë të siguruara. Kjo zallamahi zbulon një rol shumë trishtues të kreut të opozitës, i cili kap veten gafil në lumen e budallallëqeve që lëshon: ngre njerëzit në protestë për tarfiën, pastaj e pranon atë duke u thënë: Protestoni se unë me ju jam.

Nuk e kundështon tarifën, por deklaron se do hetojë koncesionin. Premton sekuestrim pronash dhe asetesh, por në të vërtetë pas hetimeve që do bëjë vetë. Diçka nuk shkon. Dhe kjo diçka është serioziteti, cilësi për të cilën z. Basha ka dëshmuar defiçenca permanente. Na mbetet vetëm të shpresojmë, për të mirën edhe të atyre që janë punësuar, se z. Basha nuk do të sekuestrojë pasuritë e z. Kastrati? Do të ishte diçka që do të befasonte edhe fantazmat.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.