(Ish)Deputeti nuk mban përgjegjësi për atë që thotë...

Postuar në 18 Shtator, 2018 11:36

E mbani mend Robert Ndrenikën kur ishte deputet në Parlamentin shqiptar? Ndoshta jo, sepse kanë kaluar shumë vite. Por edhe sepse ai ishte një deputet dekor, që shfaqej herë pas here në planet televizive të TVSH-së, kokëulur duke shkruajtur diçka. Thuajse asnjëherë një fjalë në parlament, as në debate dhe as në replika. Dhe të mendosh që ajo ka qenë kohë jo e qetë. Njeriu që angazhohet në politikë dhe në parlament ka mundësi që ta përdorë fjalën për të imponuar ide dhe vendime. Z. Ndrenika, një ish-aktor siç edhe prezantohet me statusin e sotshëm në Facebook(ndoshta me kujdesin që të mos e interpretojnë se ka interesa në mbrojtjen që po i bën krimit të Erion Veliajt në prishjen e Teatrit Kombëtar) nuk hyn në këtë kategori. 
Por ai e ka rigjetur veten në rrjetet sociale, ku një herë në kaq kohë, në përkim thuajse rastësor me nevojat e njerëzve si z. Veliaj që përplasën hundën në KE, shfaqet me këmëbngulje si idhujtar i një teatri të ri. 

Të prishet i vjetri! 

Pak muaj më parë z. Ndrenika deklaronte se me hunj do t’i zinin ata që do prishnin teatrin. Shqiptar hesapi. 

Normalisht një aktor në pension, por edhe një ish-deputet nuk mban përgjegjësi për ato që thotë. Edhe në rrjetet sociale. Kështu që edhe këto të sotmet për teatrin e ri po aq të bukur sa shkolla “Kosova” në këtë rend vijnë: ato janë fjalë të një statusi, jo të një qytetari.

Ndaj askush nuk ka të drejtë të insinuojë për motivet dhe shtysat e tyre, sepse mund të jenë edhe fjalë ere, në erë. Edhe pse atyre u buzëqesh nevojtari Erion. 
I vetmi sugjerim modest që kemi për z. Ndrenika është që të thotë ndonjë fjalë edhe për kompaninë “Fusha”, e cila si askush tjetër po na fal 30 milionë euro. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.