Shembulli i Kroacisë/Komisioni Europian, si aktor joserioz për çështjen e kufijve të Ballkanit

Postuar në 17 Shtator, 2018 11:51

Kjo lojë e vogël nuk mund të ndodhë përsëri.

Fjalia i atribuohet kreut të Komisionit Europian, Jean Claude Juncker, një zyrtar qëndriemt publike të të cilit shkojnë në përpjestim me konsumin e alkoolit. Revista “Spiegel” shkruan së fundmi për konfliktin kufitar mes Sllovenisë dhe Kroacisë, duke ngritur pyetjen se përse Komisioni nuk po merr rolin e arbitrit ashtu siç kishte premtuar.

Revista vë në dukje se dikur, Juncker premtoi se do të angazhohej për këtë çështje, por më pas ai ndryshoi qëndrim. Spekullimet janë se kjo gjë erdhi pas ndërhyrjes së kryeministrit kroat, Plenkoviç, i cili bën pjesë në klubin konservator europian njësoj si Presidenti i KE-së.

“Stafi i Juncker nuk ka dyshim që Sllovenia ka të drejtë”, shkruan revista, por sa pare bën kjo? Juncker bën lojën e vet dhe mësimi që ka marrë nga kjo gjë është pikërisht ajo fjalia e mësipërme. Që do të thotë se Komisioni dhe BE-ja duan t’i mbajnë larg bythës së vet kokëçarjet për kufijtë. Një Europë që nuk do dhe nuk di ndoshta të marrë përgjegjësi, por që po reduktohet në një hapësirë ku hahet dhe jetohet mirë. Kaq. Asgjë më shumë.

Është kjo sjellje që e ka detyruar Slloveninë që në korrik të depozitojë një padi në Gjykatën Europiane të Drejtësië. Ky akt devijon nga premtimi politik i vitit 2009 që shkëmbeu garancitë e Kroacisë për t’i lejuar Slloveninë dalje në ujërat ndërkombëtare me heqjen prej kësaj të fundit të vetos për anëtarësim.

Kjo do të thotë një gjë: Brukseli është një qendër llafazanësh që nuk duhen marrë në konsideratë. Dhe kjo nuk është më akuzë teorike, por një çështje e ndjeshme që po ushqen të djathtën në Europë dhe po gjeneron probleme në rajone si Ballkani. Si mund të pretendohet se mbikëqyrja europiane të jetë garanci për shkëmbim territori mes Serbisë dhe Kosovës, kur që nga viti 2009 jo vetëm nuk po ia del dot të ndërmjetësojë një problem mes dy vendeve “të qytetëruara”, por po e zvarrit atë pafundësisht?

Është një leksion që na mëson se duhet të shohim me shumë shqetësim parapavijën që z. Thaçi sot deklaron se ka për negociatat me Serbinë. Në politikë asgjë nuk garantohet pa praninë e nënkuptuar apo eksplicite të forcës. Nuk ka asnjë iluzion për këtë. Dhe BE-ja nuk do të thotë forcë. Ajo nënkupton vetëm fjalë. Për këtë arsye edhe sot që flasim, një deklaratë e Berlinit apo Parisit ka më shumë rëndësi sesa gromësimat e Junckerit, apo shfaqjet teatrale të Mogherinit. Aq më shumë bëhet absurde në rastin e Kosovës kjo gjë kur mbahet parasysh se Kosova e ka fituar kauzën e vet në Gjykatën Ndërkombëtare, ajo iu nënshtrua poshërimit që palaçot si Juncker i bënë me kushtëzimin e liberalizimit të vizave me demarkacionin me Malin e Zi. Sot po kërkohet lëshim territori. Kjo është shumë. Shumë dhe përtej çdo nevoje që mund të premtojë se zgjidh integrimi. Kufijtë nuk mund të ndahen në gotën e verës apo uiskit të një karagjozi në Bruksel.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.