Një hap më afër Perëndimit, Vuçiç zgjedh në krye të ushtrisë ish-përfaqësuesin në NATO

Postuar në 15 Shtator, 2018 12:25

Mediat serbe raportojnë se presidenti i vendit, Aleksander Vuçiç do të ndryshojë drejtimin e ushtrisë. Sipas këtyre informacioneve, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, Ljubisha Dikoviç del në pension dhe për pasojë zëvendësimi i tij është kërkesë e ligjit. 
Me interes është zgjedhja e Vuçiç për pasuesin e tij. Ai pritet të jetë gjeneral majori Milan Mojsilloviç, aktualisht ndihmës i ministrit të Mbrojtjes, Aleksandër Vulin. 

Mojsilloviç ka qenë më herët përfaqësues i misionit të Serbisë në NATO, çka provon për një qasje të re drejt Aleancës Atlantike. Ndonëse Beogradi promovon doktrinën e neutralitetit ushtarak, së fundmi ai ka detyrime të mëdha ndaj Perëndimit për faktin se po gjen dyer të hapura për të diskutuar tezën e shkëmbimit të territorit me Kosovën, tezë e cila i jep një dalje me nder Serbisë nga ngërçi historik e politik në këtë çështje. 

Dy ditë më parë Vuçiç deklaroi se nëse marrëveshja me Kosovën arrihet Serbia do të jetë shumë shpejt në BE. Ai nuk ka përmendur NATO-n, por është e logjikshme që procesi i integrimit të shpejtë në BE të çojë drejt afrimit ushtarak me Perëndimin. Ky do të ishte një sukses në një rajon ku Rusia po humbet ndikimin, përherë në kurriz të pazarit me territorin shqiptar.  

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.