Një gënjeshtër dhe një hall që lidhen me frikën nga zgjedhjet në Tiranë

Postuar në 14 Shtator, 2018 20:06

Sot kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, në takim me administratorët e njësive bashkiake ndër të tjera tha: 

Jemi duke punuar për një amendim i cili ka kaluar në Këshillin e Ministrave dhe do të shkojë në parlament i cili do të krijojë  një amnisti, pra për ta bërë transferimin pa gjobë të qytetarëve nga vendi ku kanë letrat tek vendi ku realisht banojnë. Së pari dimë kush voton në Tiranë, kush voton në Librazhd, në Malësi të Madhe, kush voton në Sarandë, pra di secili edhe për listat e votuesve kush është kush por mbi të gjitha se votimet janë një herë në katër vjet por jeta në komunitet është përditë. Mbi të gjitha ne dimë dhe kemi një inventarizim të banorëve realë

Ka në gënjeshtër dhe një hall në këtë paragraf. 
Gënjeshtra është se projektligji në fjalë që parashikon edhe faljen e gjobës për mosdeklarim vendbanimi gjashtë muaj pas hyrjes në fuqi të tij, është depozituar në Kuvendin e Shqipërisë që në datën 6 shtator dhe në relacion thuhet qartë se projektligji është hartuar nga Ministria e Brendshme.

Nuk dihet nga buron numri shumës i vetës së parë që z. Veliaj përdor për të tregur se qenka ai propozues i drafti. I cili më tej akoma e ka faljen e gjobës një ndër pikat e veta. 

Halli këtu është leximi i amendimeve në fjalë si problem për zgjedhjet. Edhe në fazën e parë të debatit mbi këtë projektpropozim, nuk u zu në gojë çështja e zgjedhësve. Pasi procedura e vendvotimit të një votuesi është shumë e sqaruar dhe përpilimin e listave të zgjedhësve e bën njësia vendore. Ndryshimet në listë ndodhin përherë dhe vetë lista është dinamike për t’u ngurtësuar në një afat të caktuar ligjor. Ku qëndron atëherë problemi? 

Është e thjeshtë, te frika e z. Veliaj. I cili nuk përjashtohet që amendimin në fjalë ta përdorë nesër për të presuar mbi qytetarët e Tiranës. Të cilëve u kujtojmë: Bashkia në këtë gjë ka çelësat e kashtës. Kështu që nëse dikush troket në derë nga Bashkia për të kërkuar xhevap për këtë gjë, i do treguar vendi…vendçe. 

Plus falja e gjobave vazhdon deri në gjashtë muaj pas hyrjes në fuqi të ligjit, pra me siguri shkon deri në muajin Maj. Ç’hyjnë këtu zgjedhjet?

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.