Intervistë në TV shtetëror e dy të akuzuarve për çështjen Skripal (Video)

Postuar në 14 Shtator, 2018 10:31

Dy rusët e akuzuar si autorë të tentativës për helmim të ish-agjentit të dyfishtë Sergei Skripal dhe vajzës së tij u shfaqën në televizionin shtetëror rus, duke thënë se janë akuzuar padrejtësisht nga Britania për ngjarjen në Salisbury. Ata thanë se  kishin vizituar qytetin e të Anglisë për turizëm.

"Miqtë tanë na kishin sugjeruar prej një kohë të gjatë që të vizitonim këtë qytet të bukur. Ne arritëm në Salisbury më 3 mars dhe u përpoqëm të kalonim nëpër qytet, por qëndruam vetëm për gjysmë ore, sepse u mbulua me borë"- tha Petrov për redaktorin e RT Margarita Simonyan. "Ne shkuam specifikisht [përsëri] për të parë Sarumin e Vjetër [një vendbanim i lashtë pranë Salisbury], Stonehenge dhe katedralen dhe vendosëm ta përfundojmë vizitën më 4 mars” – shtoi ai .  Në intervistën për televizionin shtetëror rus, dy të akuzuarit pranuan se mund të kishin kontaktuar shtëpinë e Sergei Skripal aksidentalisht më 4 mars, por mohuan kryerjen e ndonjë akti që lidhet me helmimin e tyre.

Mbi 25 minuta Petrov dhe Boshirov dhanë detaje të udhëtimit dy-ditor në Britani të Madhe. Ata e mohuan gjatë intervistës se janë agjentë të inteligjencës ushtarake ruse, duke mos dhënë shumë informacion për jetën e tyre. Ata nuk treguan as pasaportat që konfirmonin identitetin e tyre.

Javën e kaluar prokurorët britanikë identifikuan dy rusët, të cilët, sipas prokurorëve, qarkullonin me pseudonimet Aleksander Petrov dhe Ruslan Boshirov. Më herët  presidenti i Rusisë Vladimir Putin kishte deklaruar se Moska e dinte identitetin e vërtetë të dy burrave, të cilët sipas tij  ishin civilë.

 

https://www.theguardian.com/uk-news/2018/sep/13/russian-television-chann...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.