Franca pranon përdorimin e torturës gjatë Luftës së Algjerisë

Postuar në 14 Shtator, 2018 16:27

Franca ka pranuar më në fund përdorimin e torturës gjatë Luftës së Algjerisë gjatë së cilës vdiqën më shumë sesa 1.5 milionë algjerianë. Presidenti francez, Emmanuel Macron ka deklaruar këtë javë se Maurice Audin, një activist komunist pro pavarësisë së Algjerisë, i zhdukur në vitin 1957, në të vërtetë kishte vdekur nën tortura të kryera nga regjimi kolonial francez.

Macron ka vizituar të venë  e Audin dhe ka njoftuar me këtë rast

hapjen e arkivave që lidhen me zhdukjen e civilëve dhe ushtarëve, francezë dhe algjerianë

Me sjelljen tipike publike që e karakterizon, Macron ka shpallur:

E vetmja gjë që do të bëj është të njoh të vërtetën

Nga ana e vet, e veja Josette Audin ka deklaruar se nuk kishte menduar ndonjëherë se do të vinte kjo ditë. Franca ka qenë një ndër dy fuqitë kryesore koloniale krahas Britanisë së Madhe dhe ajo vijon edhe sot të ketë reflekse të kësaj sjelljeje. Në çdo rast, Macron ka hedhur një hap drejt një kapitulli të ri që nuk mund të mbulohet më dhe as të mbulojë krimet monstruoze të bëra nën emrin e qytetërimit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.