Skandali në Kishën Katolike Gjermane, 3 677 abuzime seksuale mes viteve 1946-2014

Postuar në 13 Shtator, 2018 13:42

Dy media të njohura gjermane, Spiegel dhe Die Zeit kanë publikuar së fundmi një raport që akuzon rëndë Kishën Katolike Gjermane. Sipas këtij raporti që nga viti 1946 e deri në vitin 2014 ka patur 3677 raste të abuzimit seksual nga klerikë të kësaj kishe. 

Raporti është miratuar nga Konferenca Ipeshkvnore Gjermane dhe u realizua nga kërkimet e tre universiteteve. Dokumenti sqaron edhe një rrethanë rënduese: më shumë sesa gjysma e viktimave ishin djem nën moshën 13 vjeç. Një në çdo raste ka qenë përdhunim dhe mendohet se në këto akte janë   të paktën 1670 klerikë. 

Kjo shifër i shtohet skandaleve seksuale që kanë përfshrië Kishën Katolike në disa vende dhe që kanë vënë seriozisht në pikëpyetje besueshmërinë dhe autoritetin e saj. Së fundmi, Kisha gjermane ka raportuar një rënie rekord të numrit të besimtarëve. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.