Rrëzohet dekreti i Metës për lojrat e fatit

Postuar në 13 Shtator, 2018 13:34

Parlamenti rrëzoi dekretin e Presidentit Meta për ligjin e lojërave të fatit dhe miratoi ndryshimet ligjore në ligjin për dëmshpërblimet e ish-të përndjekurve. Dekreti i Presidentit u rrëzua me 74 vota pro dhe asnjë kundër.Presidenti Meta e ktheu në Parlament ligjin e miratuar nga shumica, duke e arsyetuar me uljen e barrës fiskale për lojërat e fatit, duke deklaruar se në këtë mënyrë favorizohej Lotaria Kombwtare.

Ndryshe nga ky arsyetim i Presidentit në Komisionin e Ekonomisë në Kuvend, ministri Arben Ahmetaj sqaroi se ligji nuk ndryshon tatimin mbi fitimin për kompanitë e basteve, por rrit taksimin për Lotarinë Kombëtare, duke e çuar nga 10 në 15%.

Ndwrsa me ndryshimet në ligjin “Për dëmshpërblimin e ish-të dënuarve politikë të regjimit komunist qeveria ka vendosur që të dëmshpërblejë në mënyrë të plotë të gjithë ish-të përndjekurit që janë ende gjallë dhe të përjashtojë disa kategori nga dëmshpërblimet.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.