Qeveria gjen marifetin për këshilltarët rebelë të Kukësit (Video)

Postuar në 13 Shtator, 2018 14:51

Qeveria arriti të kalojë me marifete burokratike edhe një prej pengesave kryesore për tarifimin në Rrugën e Kombit. Kundër kalimit me pagesë të banorëve të zonës kanë qenë jo vetëm këshilltarët e djathtë, por edhe ata socialistë, një pjesë e të cilëve morën pjesë në protestën e 31 Marsit.

Pas shantazhit publik që bëri kryeministri, këshilltarët e majtë bojkotuan një mbledhje jashtë radhe të planifikuar nga Këshilli Bashkiak i Kukësit për të diskutuar planin e rinegociuar për tarifimin në Rrugën e Kombit.

Nga 31 këshilltarë të bashkisë, vetëm tetë anëtarë të spektrit të djathte ishin prezentë, por pa mundur të siguronin kurumin e nevojshëm prej 17 anëtarësh për vijimin e mbledhjes.

Nga e majta prezent ishte dhe kryetari i Këshillit Bashkiak Gjelbrim Shehu i të majtës, ndryshe nga pjesa tjetër e këtij spektri që nuk u paraqit në mbledhje. Ai e quajti formalisht çështjen të ezauruar pasi sipas tij tarifat janë të pranueshme dhe të përballueshme nga banorët.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.