Mbron Panuçin për të mbrojtur veten

Postuar në 12 Shtator, 2018 15:41

Ka qenë zgjedhje ekskluzivisht e tij emërimi i Panuçit në krye të Kombëtares. Bazuar në përshtypje personale dhe ndoshta sugjerime të rrethit të tij, por eksperimenti deri tani duket i dështuar dhe një fiasko në kurriz të përfaqësues së futbollit. Fitorja e shtrembër me Izraelin ku fati dhe Strakosha shpëtuan përkohësisht nderin e kombëtares dhe humbja e shëmtuar me Skocinë në Gllasgou treguan se Panuçi nuk bën për trajner, edhe pse vjen nga fusha e lojës. Kritikat kanë qenë të shumta pas dy paraqitjeve zhgënjyese në Ligën e Kombeve, aq sa detyruan Armando Dukën të reagojë, më shumë për të mbrojtur veten sesa punën e Panuçit.

Postimi i Dukës

“Sapo kemi nisur një turne të ri dhe kemi luajtur dy ndeshjet e para. Kemi marrë tre pikë dhe pësuam humbjen e parë të hënën në mbrëmje në Gllasgou. Një humbje nuk duhet trajtuar si një tragjedi. Kemi patur mundësitë tona por që nuk i shfrytëzuam, ashtu sikurse edhe difektet, që jam i bindur se trajneri i ka tashmë pikë referimi.

Jemi në gjysmë të rrugës, me pikë të barabarta me rivalin. Na pret në tetor një transfertë e vështirë në Izrael. Të gjithë ne, duhet ti japim kohën e mjaftueshme trajnerit për të bërë ndryshimet dhe reflektimet e duhura në skuadër.

Koha e llogoreve nuk vlen për askënd. Kritikat jane normale për një skuadër kur ajo humbet. Por kur këto bëhen për interesa jo sportive, nuk i shërbejnë askujt.

Unë mirëkuptoj çdo shqetësim të tifozëve tanë apo çdo artikulim mediatik por njëherësh i ftoj që këtë situatë jo të mirë ta shndërrojnë duke shpenzuar energji pozitive për kombëtaren tonë!”, shkruhej në njoftimin e Dukës.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.