Teatri Kombëtar, Komisioni Europian rrëzon ligjin "Fusha". Prokurim i hapur për të gjitha subjektet private

Postuar në 10 Shtator, 2018 12:29

Disa media kanë publikuar sot letrën që shefja e Njësisë Shefes së Njësisë për Shqipërinë dhe Bosnje-Hercegovinën në Drejtorinë e Përgjithshme për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit, Michela Matuella, i ka dërguar sekretarit të Përgjithshëm të Kryeministrisë, Engjëll Agaçi lidhur me projektin e Teatrit Kombëtar.

Top-Channel, shqiptarja.com dhe Gazeta Shqiptare luajnë me titullin se ligji nuk bie dnesh me Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit, ndërkohë që vetëm shqiptarja.com publikon letrën e të plotë.

Duhet thënë se titulli nxit keqkuptimin e madh me lexuesit të cilit u thuhet se Brukseli ka autorizuar prishjen e godinës aktuale. Në të vërtetë në letër, vlerësimet janë përafruese dhe jo normative, duke theksuar vetëm gjykimin mbi bazën e informacionit të mbërritur. Çka është më e rëndësishmja, në letrën e vet, Mattuela nënvizon nevojën që në projektligj të sanksionohet e drejta e çdo subjekti privat për të paraqitur propozime për projektin. Dhe këtu vjen edhe çështja më delikate: me çfarë tagri qeveria do të kërkojë tjetërsim të pronës publike? Deri më sot ajo e justifikonte këtë me një propozim konkret të një kompanie, e cila në këmbim të gjashtë kullave ofronte Teatrin e ri. Për këtë edhe u përpilua një ligj special. Në të kundërt nëse do të kemi një prokurim të hapur siç kërkon BE-ja, procedurat e posaçme nuk qëndrojnë, për vetë arsyen sepse qeveria do të duhet të vlerësojë ofertat. Nga ana tjetër nuk ka më asnjë arsye që prona publike të tjetërsohet.

Përgjigja është e qartë në këtë pikë dhe ato media që i fryjnë titujve keqkuptues në të vërtetë po ndihmojnë të mbyturin Erion Veliaj që dy ditë më parë e pranoi vetë se përgjigja e Europës ishte shuplakë për të. Nga ana tjetër Komisioni vlerëson se nuk ka kompetencë që të gjykojë mbi përputhshmërinë e ligjit me kuadrin kushtetues shqiptar, çka rihap debatin për Gjykatën Kushtetuese.  

 

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.