Dueti me Beogradin, Hashim Thaçi viziton Preshevën të mërkurën. Në delegacion edhe austriaku Hahn

Postuar në 09 Shtator, 2018 13:37

Agjencia e lajmeve Presheva Jonë shkruan se presidenti kosovar, Hashim Thaçi do të jetë në Preshevë këtë të mërkurë, në një vizitë ku do të marrë pjesë ndër të tjerë edhe Komisioneri i BE-së për Zgjerimin, Johannes Hahn.

Kjo kërkesë vjen sot edhe nga organizata ‘Shpresa’ në Bujanovc. “Ftojmë Presidentin e R.Kosovës, z.Hashim Thaçi, që ta vizitoj Luginën e Preshevës.Të vizitoj koridorin dhjetë, banjën e Bujanocit e të Sijarinës, ftojmë ti vizitoj shqiptarët autokton në Luginë të Preshevës

raporton agjencia në fjalë.

Vizita zbulohet këtu si pjesë e marrëveshjes politike me Beogradin, që sot kishte në Kosovë, presidentin Aleksander Vuçiç. Sintonizimi i dy palëve nën hyqmin austriak, është në vazhdën e dialogut për shkëmbim territoresh, politikë të cilën Hashim Thaçi po e promovon prej disa kohësh.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.