Denoncimi i PD-së: Kullë 77 m e lartë, ngjitur me Sahatin e Tiranës

Postuar në 09 Shtator, 2018 12:13

Përfaqësuesja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa akuzon sërish kryebashkiakun Erion Veliaj dhe kryeministrin Rama se po prishin qendrën e Tiranës me lejet për kulla. Zhupa ka publikuar disa dokumente sipas të cilave është miratuar një leje për ndërtim kulle 77 m të kartë, 24 kate vetëm 8 m larg Kullës së Sahatit. 

Ndërkohë që Veliaj nuk përgjigjet për planin që ka miratuar me kulla tek liqeni artificial, vazhdon të bejë gati kullat me leje në qendër të Tiranës.
Kulla mbi 77 metra e lartë, me 24 kate, ngjitur 8 metra larg Sahatit të Tiranës, është masakra dhe klientelizmi i radhës i Erioni Betonit.
Kulla e rradhës e Erion Betonit do jetë 8 metra larg Sahatit të Tiranës, dhe 8 metra larg Bashkisë Tiranë. Ajo do jetë me 24 kate e mbi 77 metra e lartë dhe në shërbim të familjës së shefit të tij dhe interesave të mafias së ndërtimit dhe pastrimit të parave të pista.
Këshilli Kombëtare i Territorit me vendimin nr. 10 datë 2.2.2018 ka miratuar Lejen e zhvillimit për objektin Kullë 24 kate e quajtur “Book Building”.
Po kush është projektuesi i kësaj kulle që ka marr lejen nga qeveritarët?
Firma 51N4E e cila njihet për publikun shqiptar si firma e lidhur me kryeministrin, ku punon vajza e tij (e bashkëshortes Linda) Rea Xhillari, po ashtu si firma që projektoj ndërtimin e Sheshit Skenderbej. Pikerisht kjo firmë e lidhur me Ramën ka marr leje për të projektuar ndërtimin e një kulle prej 24 katesh, ngjitur me Sahatin e Tiranës, dhe godinën e Bashkisë Tiranë.

tha ndër të tjera ajo. 

Kryebashkiku Veliaj u shpreh gjatënfushatës elektorale të vitit 2015 se në Tiranë nuk do të ketë më ndërtime të larta. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.