Asnjë vështirësi për të lexuar Edi Ramën

Postuar në 09 Shtator, 2018 18:39

Bisedimet intensive që u zhvilluan në pranverë për përmbylljen e marrëveshjes me Greqinë u perceptuan nga Tirana si një mundësi për të marrë nxitimthi një fitore imazhi për hapjen e negociatave sesa një shanc real për zgjidhjen e problemeve me Athinën. 
Pas refuzimit nga BE për të çelur negociatat Shqipëria nuk po tregon shumë  interes për avancimin e axhendës me Greqinë, ndonëse parashikimet ishin që marrëveshja të ishte përmbyllur brenda korrikut. Tirana ka lëshuar në çështje e varrezave, por deri më tani ka marrë vetëm njohjen e patentave dhe vulës apostile, por asnjë fitore në planin politik. 

Pranimi nga Athina i abrogimit të ligjit të luftës mund të konsiderohet një fitore, që edhe nëse konkretizohet me votim në Parlamentin grek përveçse do të kënaqë egon nacionaliste të një kategorie në Shqipëri nuk i kushton asgjë Greqisë. Edi Rama u përpoq të marrë negociatat duke menduar se do mjaftonte përshtypja se ai është për zgjidhje të problemeve me Greqinë, por nuk është kollaj të kalosh ujë nën këmbët e Athinës. I pyetur nga gazetarët kryeministri grek Aleksis Cipras la të kuptohet se loja e Shqipërisë është lexuar mirë, pasi sipas tij është ajo që duhet të përmbushë angazhimet që ka marrë.  
"Negociatat po vijojnë në nivel ministrish dhe ecuria e tyre është e mirë. Sigurisht që është bërë e qartë se Greqia do të  mbështetesë kapitujt e hapjes së negociateve për anëtarësim vetëm nëse vendi ynë fqinj do të përmbushë angazhimet e marra"-tha Cipras.
Kryeministri grek tha se i referohej kufijve detare, teksteve shkollore,  varrezave të ushtarëve greke në Shqipëri, duke theksuar si shumë të rëndësishme reformat në lidhje me të drejtat e pakicës greke në Shqipëri. I pyetur për çështjen çame ai tha se 
"Disa këmbëngulin në futjen e kësaj teme nga dritarja. Por kjo çështje nuk ekziston"-tha Cipras.  Kryeministri grek vuri në dukje se Greqia është duke lëvizur me një strategji të qartë për zgjidhjen e problemeve dhe se nuk do të bëjë lëshime në linjat kryesore kombëtare. 

https://www.thepressroom.gr/diethne/synenteyxe-tsipra-ste-deth-e-albania...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.