Shembujt pozitivë nga Kroacia

Postuar në 06 Shtator, 2018 14:02

Kryebashkiaku i kryeqytetit kroat, Zagreb, Milan Bandiç është vënë së fundmi nën hetim dhe po gjykojet për abuzim me detyrën. Sipas raportimeve mediatike, Bandiç akuzohet se ka sjellë dëm dhjetëra mijëra euro, shifra këto që për atë që ndjek politikën në Shqipëri, ngjajnë si dhurata. 
I njohur për akte popullore si ulja e çmimit të tramvajit, Bandiç konsiderohet si një ndër politikanët më të fuqishëm në Kroaci.

Ai ka madje partinë e tij dhe ka si moto punën ditore prej 16 orësh. Të palodhurit për popullin qenkan mesa duket rracë e përhapur, ndërkohë që çuditërisht edhe “gabimet” në detyrë i kanë të ngjashme. Aktulisht kryebashkiaku akuzohet se ka lejuar grupe të lidhura me Kishën që të reklamojnë pa paguar tarifat me një dëm prej 40 mijë eurosh. Sigurisht që Bandiç i ka hedhur poshtë akuzat, të cilat nuk janë të parat. Në vitin 2015 ndaj tij u ngrit një tjetër akuzë për dëm 3 milionë eurosh, por gjyqi ende nuk ka filluar. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.