Historiani britanik: Skulpturat e Partnenonit, kopje romake (Video)

Postuar në 07 Shtator, 2018 11:15

Historiani i artit britanik Nigel Konstam pretendon se  mermerët e Partenonit, të grabitura nga Earl Elgin janë kopje romake që zëvendësuan skulpturat origjinale. Më konkretisht, teoria e tij thotë se skulpturat origjinale të Parthenonit "u dëmtuan nga një shi acid” të ndikuar nga oxhaqet afër Akropolit.

Historiani britanik thotë se pikëpamja e tij bazohet në prova të forta: "Teoria ime është aq e fortë, sepse elementet që mbështesin pikëpamjen time janë sa të thjeshta aq edhe të qarta, madje edhe për njerëzit e thjeshtë, të cilët mund të për të shohin dallimet"

Sipas raporteve të shtypit britanik, teoria ka ngjallur interes në Muzeun Britanik. “Askush deri më tani nuk ka qenë aq radikal sa të sugjerojë që të gjithë shtresën perëndimore të jetë zëvendësuar me një kopje romake”-deklaroi  kuratori i muzeut, Ian Jenkins. Skulpturat në Akropolin e Athinës u projektuan nga Fidias.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.