Rigels Balili: Pas stadiumit fillojmë dhe ujësjellësin (Video)

Postuar në 04 Shtator, 2018 19:40

Të zgjedhurit e bashkive të provincës kanë nisur të mos kompleksohen nga kamerat e televizioneve, madje kanë filluar t’i përdorin si dritare imazhi për ta reklamuar veten si promororë të zhvillimit. Pse jo, nën shembullin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj që ka abonuar një grup xhirimi me vete.

Njëri prej tyre është edhe kryetari i bashkisë së Delvinës, Rigels Balili, nipi i të shumëkërkuarit për trafik ndërkombëtar droge, Klement Balili. Teksa ka parë nga afër fillimin e punimeve për rikonstruksionin e stadiumit, kryetari i Bashkisë ka deklaruar se pas stadiumit edhe premtimi per ujin e pijshem po realizohet, pasi projekti fillon se shpejti zbatimin.

Rigels Balili që ka kandiduar nën siglen e LSI-së ka mohuar që xhaxhai i tij të jetë i përfshirë në trafik dhe po ashtu është shprehur se akuzat ndaj tij kanë dëmtuar biznesin e familjes.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.