Pasojat e ikjes nga vendi, mbyllen 16 shkolla në Fier

Postuar në 04 Shtator, 2018 16:56

Pasojat e largimit të shqiptarëve po reflektohen edhe në sistemin arsimor. 16 shkolla 9-vjeçare nuk do të hapen këtë vit shkollor në qarkun e Fierit si pasojë e tkurrjes së numrit të nxënësve.

Sipas Drejtoreshës së  Drejtorisë Arsimore në këtë qark, Yllka Beci, çdo vit ka një reduktim të numrit të nxënësve nëpër shkolla, më së shumti në Bashkinë e Fierit dhe Roskovecit

“Arsyeja është emigrimi i fëmijëve, ku kemi bashkim familjar. Babai është emigrant dhe nëna ka qenë këtu bashkë me fëmijët, pra bashkimet familjare bëjnë që të reduktohet edhe numri i nxënësve”-thekson Yllka Beci, drejtore e Drejtorisë Arsimorë në Fier.

Sipas Becit shumica e shkolla që do të mbyllën në bashkinë e  Fierit kanë funkionuar si klasa kolektive.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.