Sa më larg Serbisë, Mali i Zi: Rezolutë për anullimin e vendimit të bashkimit të vitit 1918

Postuar në 01 Shtator, 2018 11:33

Gazeta malazeze “Pobjeda” raporton se Partia Demokratike e Socialistëve të  Malit të Zi synon kalimin në Parlament të një rezolute që parashikon anullimin e  vendimeve të Asamblesë Kombëtare të Podgoricës së vitit 1918. Sipas interpretimit aktual, Asambleja e Madhe Kombëtare e Popullit Serb në Mal të Zi në vitin 1918u organizua në kundërshtim me Kushtetutën dhe sistemin ligjor të Malit të Zi të asaj kohe. Rrjedhojë e këtij ilegjitimiteti është edhe vendimi i rëndësishëmi 26 nëntorit 1918 që sanksionoi shkrirjen e shtetit malazez, bashkimin e tij me Serbinë në një formë unitariste dhe më tej akoma, shkrirjen edhe të idenitetit të popullit. 

Këtë situatë po mendon ta zhbëjë në formën e një rezolute partia qeverisëse e Malit të Zi që sugjeron se ky vendim bie ndesh me vetë kushtetutën e Malit të Zi të vitit 1918 pa folur për faktin se ai zhbëri një entitet të njohur ndërkombëtarisht. 

Gazeta shton se PDS argumenton se është menduar rezoluta në vend të ligjit për shkak se në vitet 1945 dhe 2006, vendimet e Asamblesë janë fshirë për nga efekti i tyre. Vendimi padyshim që përbën një hap më tej në distancimin e Malit të Zi nga Serbia. Pak ditë më parë ministri i Jashtëm serb deklaroi se serbët e Malit të Zi jetojnë në kushte shumë të këqija, por me ankesat shekullore serbe mesa duket është mësuar gjithë bota saqë t’i marrë seriozisht. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.