Si u zgjodh Putin president

Postuar në 31 Gusht, 2018 18:28

Dalin në dritë bisedat telefonike mes Boris Jelcin dhe Bill Clinton gjatë kohës që ishin në pushtet. Përmbajtja e këtye bisedave lidhet jo vetëm me disa nga çështjet më të mprehta politike, por edhe me komunikim për çështje private.

Me interes është rrëfimi i Boris Jelcin, se përse zgjodhi Vladimir Putinin si pasuesin e tij. Siç rezulton nga transkriptet e një bisede të bërë rreth një muaj para fjalimit të datës 9 gusht 1999, kur Jelcin shpalli para popullit rus emrin e Vladimir Putin si pasues të tij, presidenti rus i kishte analizuar në hollësi Klintonit se kush do të ishte pasardhësi i tij.

"Më mori një kohë të gjatë për të menduar se kush do të bëhet president i Rusisë  në vitin 2000. E takova (Putin), kam studiuar biografinë e tij, interesat, rrethin e tij e kështu me radhë. Kam dalë në përfundimin se ai është një njeri me vullnet, i cili është i vetëdijshëm për çdo gjë që është nën kontrollin e tij. Ai gjithashtu i jep rëndësi të mëdha detajeve, është i fuqishëm dhe shumë komunikativ. Mund të krijojë lehtësisht marrëdhënie të mira dhe kontakte me njerëzit me të cilët punon. Unë jam i bindur se ju do të shihni te ai një partner shumë të kualifikuar"- mësohet  t’i ketë thënë Jelcin presidentit amerikan

Presidenti i atëhershëm i Rusisë siguroi Bill Klinton  se Putin do të vazhdojë rrugën e demokracisë. "Ai do të vazhdojmë rrugën në drejtim të demokracisë dhe zhvillimit ekonomik dhe të zgjerojë kontaktet e Rusisë. Ka energjinë dhe intelektin që të ketë sukses"- tha Jelcin.

Reagimi i Kremlinit

Pas publikimit të bisedave zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se American Library e Bill Clinton nuk kishte arritur ndonjë marrëveshje me Kremlinin për publikimin e bisedimeve të ish-president rus  Rusisë Boris Jelcin në lidhje me Vladimir Putin. Ai shtoi se ka një praktikë ndërkombëtare  të heqjes së konfidencialitetit në bisedimeve të tilla.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.