Punët e lëna rrugëve nga Bashkia e Tiranës

Postuar në 29 Gusht, 2018 13:27

Në fillim të gushtit, Bashkia e Tiranës nisi punimet në një segment të bulevardit “Gjergj Fishta” në zonën e Ekspozitës. Heqje e pllakave të trotuareve për t’u zëvendësuar. Këtë thanë punonjësit e bashkisë. Në fakt kanë kaluar më shumë se tre javë dhe segmenti i trotuarit ka mbetur i mbuluar me zhavor, pa rrethim dhe ku kalohet me vështirësi. Duhet thënë se trotuari në anën tjetër të Lanës, është i paprekur dhe kjo zonë është ndër të paktat ku nuk ka patur probleme serioze në ndërhyrjet e bëra. Thjesht një kujtesë për Bashkinë e Tiranës e cila ndoshta duhet të nisë edhe ajo bashkëqeverisjen me platformë dixhitale në mënyrë që të dëgjohen ankesat për punët e lëna rrugëve si në këtë rast.

Video e marrë në fillim të gushtit: 

Video e datës 29 gusht 2018:

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.