Kontrolli i Lartë i Shtetit kryqëzon ish-kryetarin e KQZ-së, Denar Biba

Postuar në 28 Gusht, 2018 20:38

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka përpiluar së fundmi Raportin Paraprak të Auditimit në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për periudhën 2016-2017. Një kopje e raportit disponohet nga ResPublica dhe në të duhet thënë se evidentohen shkelje të mëdha me dëm ekonomik.

Audituesit e KLSh-së konstatojnë se shkeljet më të mëdha janë konsumuar në vitin 2017 që është edhe vit zgjedhor, por kësaj i duhet shtuar fakti se deri në publikimin final, raporti do të duhet të konsultojë edhe ato që quhen observacione të institucionit dhe nëpunësve ndaj të cilëve konstatohen shkelje.

Gjithësesi, nga një sy i shpejtë mbi dokumentin në fjalë, bie në sy fakti se akuzat shkojnë thuajse në të gjitha raste mbi titullarin e asaj kohe të KQZ-së, Denar Biba, aktualisht zv.kryetar dhe më pas mbi nëpunës të ndryshëm që janë angzhuar me procedurat e tenderimit. Vetë Biba dhe nëpunësit në fjalë kanë paraqitur vërejtje dhe pretendime qysh gjatë procesit auditues dhe këtu po shkëpusim atë që vetë raporti cilëson për z. Biba:

Kam vërejtur me keqardhje se nga ana e audituesve(hartuesve të akt-konstatimeve) në mënyrë të papërgjegjshme dhe pas asnjë bazë ligjore apo provë është përmendur bashkëngjitur emri im , në pozitën e ish-titullarit  të autoritetit kontraktor KQZ për periudhën 01.01. 2017-22.05.2017 me çdo shkelje apo parregullsi të supozuar se ka ndodhur gjatë realizimit të procedurave të prokurimit në periudhën në fjalë.

Përmendja e emrit timë në lidhje me të gjitha gjetjet, të çfarëdolloj qasje e përmase, është e pakuptimtë nga aspekti ligjor dhe më le një shije të hidhur të një tendence me karakter ekstraligjor nga ana e audituesve të KLSH.  Duket se ka një moskuptim, apo keqkuptim, për mos të thënë mungesë dëshire nga ana e tyre për të identifikuar rolin dhe funksionin e Kryetarit të KQZ-së nga ai i punonjësve të tjerë të institucionit

Kjo vërejtje e shoqëruar me pesë faqe argumentim  ligjor, sipas asaj që paraqitet në raport do të thotë se mbrojtja e z. Biba në këtë rast i përmbahet parimit: Shikoni poshtë Meje.

Por për çfarë akuzohet z. Biba në këtë rast?

KLSH-ja raporton se ka audituar katër procedura prokurimi për vitin 2016 me fond sa 66% të fondit total të 12 procedurave dhe 8 procedura për vitin 2017 me fond sa 56% e vlerës tottale të akdorduar.

Me interes  të posaçëm, nisur edhe për nga vlera e fondit limit, janë prokurimet e kryera për fletët e votimit, bojën timbruese dhe dhomat e fsheha.  Për të trija këto procedura, KLSH-ja implikon z. Biba si titullar të autoritetit kontraktor jo vetëm për shkelje në procedurë, apo në vendosjen e kritereve, që kanë sjellë dëm ekonomik, por edhe për faktin se ka favorizuar operatorë ekonomikë. Emri ALBDesign shfaqet thuajse ngado në këtë raport dhe për sqarimin e këtij konstatimi KLSH-ja jep disa të dhëna. Më poshtë po përcjellim në mënyrë fotgrafike nga raporti situatën e sjellë për të tri prokurimet bashkë me vërejtjet përkatëse:

Prokurimi për bojën timbruese: 

Prokurimi për fletët e votimit:

Duhet theksuar se në shkurt të vitit 2017, konstatohet nga KLSH-ja se z. Biba ka urdhëruar ndryshime në njësinë e prokurimit duke lëvizur nga detyra një prej juristëve, akt që sipas KLSH-së nuk përbën shkelje ligjore, por që ngre dyshime dhe nuk është marrë në interes të institucionit.  

Ndërkohë fondi limit për blerjen e dhomave të fshehta është 58 966 064 lekë dhe e realizuar në formën Negocim pa Shpallje. Ka patur dy oferta por KLSH-ja konstaton se nuk ka asnjë dokument që të tregojë arsyet sesi janë përzgjedhur operatorët. Prokurimi ka grupuar në vetvete blerjen e disa mallarave si zarfa, procesverbale me letër kimike, tabela rezultatesh, manual trajnimi, afishim materjalesh promocionale që sipas raportit duheshin ndarë dhe kryer në formë elektronike. Edhe për këtë prokurim ka patur ndryshim në Njësinë e Prokurimit

Prokurimi për Dhomat e Fshehta:

Në fund raporti ka 14 faqe që i përkasin rubrikës Gjetje dhe Rekomandime që nisin me kontratën për rikonstruksionin e magazinës në Lundër, vazhdojnë me blerjen e bojës timbruese ku verifikohen shkelje apo veprime që lënë shumë për të dyshuar, si loja me kriteret e kërkuara për kompanitë, e përfundojnë me prokurimin e shërbimit të transportit për punonjësit.  Do të duhet pritur shtatori për të parë nëse KLSH-ja do të modifikojë dokumentin por në raportin e tanishëm vihet në dukej hedhja poshtë nga ana e ekipit auditues e pjesës më të madhe të observacioneve të bëra nga personat që janë object auditimi. Z. BIba del person me akuza në këtë kuadër, të cilat gjithësesi do të jenë ose pjesë e rekomandimeve, ose e sanksioneve administrative, apo edhe e kallëzimit penal nisur nga pesha e dëmeve që presupozohen.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.