Unë jam Hashim Thaçi! Unë "kam një ëndërr"!

Postuar në 28 Gusht, 2018 19:04

Po bashkangjitjes së Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, si tërësi me Kosovën. Po njohjes reciproke Kosovë - Serbi dhe anëtarësimit të Kosovës në OKB dhe organizata ndërkombëtare. Jo ndarje, jo shkëmbim territoresh. Të tjerat fake news. HTH

Kështu shkruan presidenti i Kosovës në faqen e tij në Facebook. Pyetje që kërkojnë përgjigje, Shkëlqesia e tij u përgjigjet me recitalin personal që përsërit prej ditësh. Asnjë sqarim, asnjë shpjegim për logjikën që kërkon çështja e negociatave, a thua befas serbët janë shndërruar në kukulla pa tru dhe pa zë që të pranojnë çdo variant që u vihet në tryezë. Ka nga ata që thonë se z. Thaçi po bën lëvizje taktike. Noshta, por duhet të shtohet se kjo taktikë e sjelljes së tij me miletin e shqiptarëve është fare e pakuptueshme dhe joproduktive sa kohë deklarime të tilla memece nuk vënë në gjumë as më naivin. Ka një negoicatë të ndërlikuar, kërkohet një kompromis. Atehëre zoti President, çfarë do lëshoni që të fitoni atë që pretendoni?

Shqip e shkoqur po pate kohë dhe terezi se kështu fitojmë të gjithë qetësinë dhe dashurinë e përhershme për stabilitetin që po blihet si zakonisht me plaçkat tona.  Përndryshe këto formula që “unë dua Preshevën dhe ca troje në Serbi, por s’pranoj asnjë kërkesë”, janë pak si diplomaci ëndërrimtarësh.  

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.