Top-Channel merr vendimin: Erion Veliaj rikandidon për kryetar bashkie në vitin 2019

Postuar në 25 Gusht, 2018 14:56

Sot ka qarkulluar një lajm sipas të cilit përfaqësues të qeverisë dhe drejtues të Partisë Socialiste janë mbledhur në Llogara. Vendimet e kësaj mbledhjeje thjesht hamendësohen, pasi njoftim zyrtar nuk ka. Por kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka përcjellë ca të dhëna përmes televizionit kombëtar Top-Channel që i shërben përditë.

Ky televizion njofton që në titull se Veliaj ka qenë pjesë e mbledhjes, me gjasë një informacion i kërkuar nga kryebashkiaku që kërkon me ngulm të mos anashkalohet në kësi ngjarjes nga vëmendja mediatike. Nga ana tjetër, në tekstin e lajmit, TCh shkruan se Veliaj do të kërkojë në muajin qershor një mandat të dytë, vendim për të cilin edhe vetë Veliaj është treguar i rezervuar që ta pranojë duke u shpreur se ai i takon partisë. Duket se ka një luftë në këtë drejtim, një rivalitet dhe mesa duket TCh ka vendosur që të shërbejë duke e zgjedhur vetë Veliajn si kandidat të PS-së për Tiranën.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.