SHBA heq 200 mln$ ndihmë për palestinezët

Postuar në 25 Gusht, 2018 11:46

SHBA ka vendosur të shkurtojë me 200 milionë dollarë ndihmën për Palestinën. Fondet ishin planifikuar për në Bregun Perëndimor dhe në Gaza, por janë tërhequr për t’u investuar gjetkë. Agjencia Reuters citon një zyrtar të Departamentit Amerikan të Shtetit sipas të cilit fondet janë hequr për shkak të ndryshimit të prioriteteve,  por pa qenë në gjendje të japë përgjigje se kush janë prioritetet e reja.

Lajmi vjen ndërkohë që marrëdhëniet mes SHBA-së dhe Autoritetit Palestinez janë përkeqësuar për shkak të vendimit të Shtëpisë së Bardhë për të njohur Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit.

Më herët SHBA paralajmëroi shkurtimin e fondeve për ato vende që votuan kundër rezolutës së SHBA për Jeruzalemin në Asamblenë e OKB-së dhe mesa duket palestinezët janë të parët që po paguajnë faturën.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.