“Europa duhet të ketë një qëndrim ndaj projektit kinez për Rrugën e Mëndafshit”

Postuar në 24 Gusht, 2018 11:15

Agjencia gjermane e lajmeve, Deutsche Welle ka publikuar sot një intervistë me Moritz Rudolf, të cilin e quan ekspert për çështjet e Kinës. Gjermania është një ndër vendet më aktive në emfatizimin e rrezikut kinez, nëse mund të flasim kështu, në fushën ekonomike. Përfaqësues gjermanë ishin ndër të parët që e vlerësuan me shqetësim edhe nismën “16+1” që përcakton formatin e bashkëpunimit të Kinës me Europën Qendrore dhe atë Lindore. Rudolf e vijon këtë “traditë” duke propozuar që Europa të dalë me një qëndrim të vetëm ndaj idesë kineze të Rrugës së Mëndafshit. 

Unë nuk besoj, që Kina përpiqet të përçajë BE-në në mënyrë që BE-ja të jetë e dobët. Këtë gjë e bëjnë vet vendet anëtare të BE-së. Pekini shfrytëzon natyrisht dobësinë e Europës, për të çuar përpara nismën e vet. Por sipas mendimit tim do të ishte një fitim i madh për qeverinë kineze, që të arrinte në një kompromis me Brukselin. Por aktualisht unë personalisht jam skeptik për këtë. Ndërkohë që mendoj, se Europa duhet të gjejë një përgjigje të koordinuar europiane ndaj rrugës së mëndafshit, për t'u pozicionuar si e barabartë ndaj kësaj nisme. Pas pesë vjetësh të nismës së rrugës së mëndafshti një gjë e tillë është mëse e domosdoshme

shprehet eksperti në fjalë. 

Një arsye për të kuptuar shqeëtsimin e Gjermanisë është edhe fakti se Rruga e Mëndafshit përfundon në Ballkan, Hungari, Mal të Zi, Greqi, ku eventualisht mund të vendoset porta e shkëmbimit tregëtar me Europën e për paspjë të përvijohet një ndarje e re gjeopolitike në zemër të saj. Duket se Europa nuk ka fuqi të kundërshtojë zhvillime të kësaj natyre edhe për faktin se ajo nuk po e përtyp mirë globalizmin në rrjedhojat politike të tij. Ballkani rimerr këtu një rëndësi jo të vogël dhe Rudolf ndihmon për të qartësuar luftën që po zhvillohet. 

Në Mal të Zi raporti i varësisë nga Kina është mjaft i madh. Edhe Hungaria është një vend, që e shfrytëzon me rafinesë nismën e rrugës së mëndafshit duke i nxitur kundër njëra - tjetrës BE-në dhe Kinën. Greqia vitin e kaluar në Këshillin e të Drejtave të Njeriut të OKB-së – ndryshe nga vendet e tjera të BE-së – nuk i kritikoi standardet kineze të të drejtave të njeriut. Dihet se sa të mëdha janë investimet kineze në portin e Pireut. Shtetet e BE-së duhet të peshojnë mes vlerave të BE-së dhe investimeve të Kinës e kjo shpesh çon në atë, që të mendohet mirë se si duhet pozicionuar publikisht ndaj Kinës

thekson ai. 

Një arsye për t’u shqetësuar është fakti se Kina ka imponuar zgjidhjen e çdo çështjeje me palët e treta përmes ligjeve të veta, duke hyrë në skenë me oferta të mëdha. Këtu vjen ndërmend ajo që thoshte pak kohë më par ish-presidenti malazez, Gjukanoviç, i cili vlerësonte se BE-ja në vend të fjalëve duhet të ofrojë para apo projekte në Ballkan. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.